Trupa e Baletit Kombëtar me shfaqjen e parë për pavarësinë

Trupa e Baletit Kombëtar me shfaqjen e parë për pavarësinë

Trupa e Baletit Kombëtar të Kosovës, në shfaqjen e parë për vitin 2018, është paraqitur me bluzat e dhjetëvjetorit të pavarësisë #Kosova10.

Me shfaqjen e parë “Pa mure”, trupa e baletit i është bashkuar festimeve zyrtare që kanë nisur sot në Kosovë.

Kjo shfaqje me koreografi të Teuta Krasniqit dhe me skenografi të Aziz Malokut dhe Teuta Krasniqit është pritur me shumë duartrokitje nga shikuesit.