Trumpin e braktis këshilltarja ish-modele  

Trumpin e braktis këshilltarja ish-modele  

Hope Hicks, drejtoresha e Komunikimit në Shtëpinë e Bardhë dhe njëra prej këshilltareve më jetëgjata të presidentit Donald Trump, ka njoftuar se do të dorëhiqet. Lajmi konfirmohet nga administrata Trump.

Ish-modelja 29-vjeçare ka qenë në krah të presidentit amerikan prej vitesh.

Ajo raportohet t’u ketë thënë kolegëve se mendonte se kishte përmbushur gjithçka mundej në detyrën e saj në Shtëpinë e Bardhë, përcjell TCh.

Gjatë fushatës zgjedhore, Hicks shërbeu si sekretare për shtypin.

Ajo e mori detyrën e kreut të Komunikimit në Shtëpinë e Bardhë gjatë muajit gusht të vitit të kaluar, pas shkarkimit të papritur të Anthony Scaramuccit.