Trumpi do të publikojë dokumente sekrete të vrasjes së presidentit Kennedy

Trumpi do të publikojë dokumente sekrete të vrasjes së presidentit Kennedy

Presidenti Donald Trump ka njoftuar se do të publikojë qindra dokumente sekrete të vrasjes së ish-presidentit John F. Kennedy.

Një numër i zyrtarëve të agjencive të sigurimit, i kanë bërë thirrje presidentit që të mos publikojë disa prej dokumenteve që ruhen në Arkivin Kombëtar dhe Administrimin e Regjistrimeve, raporton The Washington Post.

“Në pritje të informacioneve të reja, mua, si president, do të më lejohet që të hap dosjet e klasifikuara dhe të bllokuara të JFK-së”, ka njoftuar Trump përmes një postimi në Twitter, transmeton Koha.net.

Arkivat Kombëtare këto dokumente sekrete do t’i publikojnë më 26 tetor.

Rreth vrasjes së Kennedyt janë rreth 3 mijë dosje të papublikuara deri më tani, derisa 30 mijë të tjera janë publikuar, por vetëm të censuruara, shkruan Koha.net.

Presidenti Kennedy u vra më 22 nëntor të vitit 1963.