Trumpi humb durimin teksa ushqente peshqit, sjellja e tij habit kryeministrin japonez

Trumpi humb durimin teksa ushqente peshqit, sjellja e tij habit kryeministrin japonez

Donald Trump qëkur është zgjedhur President në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shumë herë ka qenë pjesë e shakave të ndryshme, të cilat i ka nxitur vetë ai me sjelljet e tij.

Gjestet e Trumpit nuk janë kritikuar për të mirë nga shumë kritikë! Ai jo rrallëherë është quajtur egoist e injorant. Megjithatë kjo nuk e zbut aspak sjelljen e tij.

Së fundit, një gjë të tillë e ka bërë edhe në Japoni derisa ishte duke ushqyer peshqit me kryeministrin Japonez, Shinzo Abe, shkruan Gazeta Metro.

Ata nisën t’i ushqenin peshqit me delikatesë, por ky proces donte pak kohë.

Siç duket  Trump ka humbur durimin dhe e ka kthyer kutinë prej druri përmbys, duke e derdhur të gjithë ushqimin njëherësh, ku të gjithë peshqit u mblodhën në vendin ku Trump hodhi ushqimin dhe kjo situatë është kaluar me të qeshura.