Trump-votuesve afro-amerikanë: Jeni bërë emigrantë në shtëpinë tuaj

Trump-votuesve afro-amerikanë: Jeni bërë emigrantë në shtëpinë tuaj

Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara të amerikës Donald Trump u ka bërë apel votuesve afro-amerikanë që të ndrrojnë votën e tyre, pasi që sipas tij ata s`kanë “Çfarë dreqin të humbin? “

“Në qoftë se ju vazhdoni të votoni për të njëjtët njerëz, do të vazhdoni të merrni po të njëjtat rezultate. Ju jetoni në varfëri, keni shkolla të këqija, nuk keni punë, 58% e të rinjve tuaj janë të papunë. Çfarë dreqin keni për të humbur? Hillary Clinton do zgjidhte më shumë t’i siguronte një vend pune emigrantëve sesa të rinjve amerikanë me ngjyrë. Jeni bërë si emigrantë në shtëpinë tuaj”, shprehet  Trump.

Kundërkandidatja e Trump Hilary Clinton reagoi menjëherë për këto deklarata të rivalit të saj, duke i cilësuar ato aq injorante sa arrin deri në absurditet.

Trump ka parashikuar se do të sigurojë 95% të votave nga afro-amerikanët dhe se do të garojë për një mandat të dytë në 2020-ën.

Barack Obama, presidenti më popullor në histori edhe për afrikano-amerikanët, fitoi 93% të votës së tyre në vitin 2012. Parashikimet dhe entuziazmi i Trump janë ndjeshëm larg realitetit të sondazheve, të cilat thonë se vetëm 2% e votuesve me ngjyrë do të votonin për të.