Trump urdhëron FBI që urgjentisht t’i publikojë informatat për Rusinë

Trump urdhëron FBI që urgjentisht t’i publikojë informatat për Rusinë

Presidenti i SHBA Donald Trump e ka urdhëruar FBI që urgjentisht ta heqë shenjën e konfidencialitetit nga informatat shtesë që janë në lidhje me hetimin mbi përzierjen e mundshme të Rusisë në zgjedhjet amerikane, ka kumtuar Shtëpia e Bardhë.

Gjithashtu, Trump e ka urdhëruar Ministrinë e Drejtësisë të publikojë mesazhet tekstuale që janë të ndërlidhura me hetimet mbi Rusinë, por pa ndryshime të cilat i kanë bërë në ato mesazhe drejtori i FBI James Comey, ish zëvendësi i drejtorit të FBI Andrew McCabe, si dhe ish zyrtarët tjerë dhe të tanishëm të Ministrisë së Drejtësisë, transmeton Reuters.

Në mes të zyrtarëve të Ministrisë janë edhe agjenti i sapo shkarkuar i FBI Peter Strzok, i cili u gjet nën goditje të kritikave për shkak të dërgimit të teksteve në të cilët nënçmohet Trump si kandidat presidencial, pretendon agjencia britanike Reuters./Insajderi.com.