Trump u nominua për Çmimin Nobel për paqe

Trump u nominua për Çmimin Nobel për paqe

Dy deputetë norvegjez e nominuan presidentin amerikan Donald Trump për Çmimin Nobel për paqe pas samitit të cilin e mbajti në Singapor  me liderin e Koresë Veriore Kim Jong-un.

Deputetët nga Partia Progresive populliste norvegjeze Christian Tybring-Gjedde dhe Per-Willy Amundsen kanë thënë për agjencinë e lajmeve norvegjeze NTB se Trump “ka bërë një hap shumë të madh dhe të rëndësishëm në drejtim të çarmatimit, paqes dhe pajtimit në mes të Koreve Veriore dhe Jugore”.

Sipas pretendimeve të AP, edhe një grup i deputetëve amerikan e përkrahin nominimin e Trumpit për Çmimin e Nobelit për paqe për vitin 2019.

Procedura e shqyrtimit të kandidatëve dhe ndarja e Çmimit Nobel për paqe zbatohet në Norvegji. Nominimet duhet t’i dorëzohen Komitetit Norvegjez të Nobelit deri më 1 shkurt, përkujton AP.

Komiteti nuk komenton, e as nuk publikon se kush është nominuar, dhe ky informacion duhet të ruhet si sekret për 50 vjet./Insajderi.com.