Donald Trump ka njoftuar se ai ka ndërmend të lejojë të publikojë dosjet “të bllokuara dhe të klasifikuara” të vrasjes së John F. Kennedy (JFK).
Njoftimi, i bërë nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare, ka nxitur pretendime që Presidenti po kërkon të shkëpusë publikun nga një seri tregimesh negative që ka gjatë presidencës së tij, raporton “The Independent”, transmeton Periskopi.
Deklarata u bë në Twitter ku Trump shkruajti: “Duke iu nënshtruar marrjes së informatave të mëtejshme, unë do të lejoj, si President, që të hapen të dhënat e dosjes JFK FILES”.
Vendimi u prit me një përgjigje të përzier.
“Kjo është e mjaftueshme për të larguar vëmendjen nga gënjeshtrat dhe paaftësinë e Trumpit”, tha sociologu Dr DaShanne Stokes. “Sigurisht që Trump do ta lejojë atë.”
Mike Huckabee, ish guvernator i Arkansasit, tha se publikimi i dosjeve “do të provojë se unë nuk isha i përfshirë, duke i dhënë fund thashethemeve dhe spekulimeve. Isha në klasën e tretë.”
Shpresohet se publikimi i 3,000 dosjeve mund të ofrojë një pasqyrë të re për një udhëtim në Meksikë, nga vrasësi i dyshuar Lee Harvey Oswald, pak para se të vriste ish presidentin John Kennedy.
Zyrtarët e sigurimit thuhet se kanë frikë se disa dokumente të përpiluara në vitet 1990 mund të përmbajnë informacion mbi operacionet më të fundit të inteligjencës amerikane.
Presidenti është i vetmi person në qeveri me autoritetin për të bllokuar botimin e dokumenteve.
Oswald u qëllua për vdekje nga një person i armatosur Jack Ruby para se të mund të gjykohej.
Ekspertët besojnë se edhe botimi i plotë i dokumenteve nuk ka gjasa të heqë dorë nga teoritë e konspiracionit që rrethojnë vrasjen.