Trump thotë se sulmuesi i Las-Vegasit nuk ishte nga ISIS

Trump thotë se sulmuesi i Las-Vegasit nuk ishte nga ISIS

Presidenti Donald Trump ka përshkruar personin e armatosur që ka vrarë 59 njerëz dhe plagosi 527 në Las Vegas të dielën si “një njeri i sëmurë” shkruan BBC.

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, ai tha se do të shikonte ligjet e armëve “me kalimin e kohës”, por ai nuk e shpjegoi më shumë.

Policia ende po përpiqet të zbulojë pse Stephen Paddock, 64 vjeç, hapi zjarr në një koncert të hapur nga kati i 32-të i hotelit pranë Mandalay Bay.

Policia gjeti 23 armë në dhomën e tij dhe armë zjarri dhe eksplozivë në shtëpinë e tij.

Ende nuk ka ndonjë arsye të qartë për vrasjen dhe hetuesit nuk kanë gjetur asnjë lidhje me terrorizmin ndërkombëtar.

Disa hetues kanë sugjeruar që Paddock kishte një histori të sëmundjes mendore, por kjo nuk është konfirmuar.