Trump thotë se ka refuzuar “Time” për çmimin “Personi i Vitit”

25.11.2017 18:31
Trump thotë se ka refuzuar “Time” për çmimin “Personi i Vitit”

Revista prestigjioze “Time” ka hedhur poshtë reagimin e presidentit Donald Trump për refuzimin e intervistës dhe foto-sesionit për numrin e “Personit të Vitit”.

Trump, në Twitter shkroi se “Time” e kishte thirrur dhe i kishte thënë se ai “me gjasë” do të bëhej Personi i Vitit.

Trump kishte fituar këtë çmim vitin e shkuar, transmeton Albinfo.ch.

“Revista ‘Time’ më thirri dhe më tha se unë ME GJASË do të shpallem ‘Personi i Vitit’ sikurse vitin e shkuar, por unë duhej të pajtohesha për një intervistë dhe fotografim. U thashë se me gjasë nuk është mirë dhe vazhdova. Gjithsesi faleminderit!”, ka shkruar ai në Twitter.

Tradita e përzgjedhjes së personit më me ndikim të vitit nga revista “Time” ka nisur që nga viti 1927.

“Time” ka thënë se nuk mund ta komentojë përzgjedhjen e saj deri në publikim dhe kjo do të bëhet më 6 dhjetor.

“Presidenti është jo korrekt se si ne e përzgjedhim ‘Personin e Vitit’. ‘Time’ nuk e komenton përzgjedhjen deri në publikim”, shkruan në njoftim.

Gazeta fton lexuesit që të japin mendimet se kush e meriton këtë titull, por vendimi përfundimtar merret nga redaktorët.