Trump: Do ta bëjmë Amerikën të sigurt dhe të madhe përsëri

Trump: Do ta bëjmë Amerikën të sigurt dhe të madhe përsëri

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas inaugurimit të tij ka mbajtur një fjalim gjatë të cilit ka thënë se pushteti tani i takon popullit.

Gjatë fjalimit të tij, Trump ka pasur vetëm kritika për qeverisjen e kaluar, duke thënë se amerikanët janë varfëruar, por këtë ai e ka quajtur si kohë e kaluar dhe se e ardhmja do të shërbejë për ndërtimin e Amerikës.

Ai ka thënë se do ta ndryshojë Amerikën.

“Ne do ta bëjmë Amerikën të sigurt sërish dhe ne do ta bëjmë Amerikën të madhe sërish”, ka thënë Trump.

“Ne qytetarët e Amerikës, tani jemi bërë pjesë e një përpjekje të përbashkët për ta ndërtuar shtetin tonë dhe për t’i dhënë shpresë popullit tonë. Ne do të kemi sfida, ne do të kemi vështirësi, por ne do ta kryejmë punën”, është shprehur ai.

“Çdo katër vjet ne mblidhemi këtu ne mblidhemi këtu për ta bërë tranzicionin. Falënderoj familjen Obama, ata kanë qenë të mrekullueshëm. Ceremonia e sotme ka një domethënie të veçantë sepse jo vetëm që po e bartim pushtetin nga njëra parti te tjetra, por po ua bartim juve, popullit”, ka shtuar ai.

“Për një kohë të gjatë një grup i vogël kanë udhëhequr me Amerikën, por njerëzit gjithmonë kanë bartur pasojat. Vendet e punës u mbyllën, politikanët e mbrojtën veten. Nuk ka pasur shumë për të festuar në shtetin tonë. Kjo do të ndryshojë që tani sepse ky moment është i juaji, ju përket juve”. /Insajderi.com