“Trump Shqiptar” shkruajnë mediat Serbe për foton e Veselit

 “Trump Shqiptar” shkruajnë mediat Serbe për foton e Veselit

Gazetat kryesore në Serbi kanë mbushur ballinat e tyre me fotografinë e Presidentit Amerikan Donald Trump dhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Mediat serbe, janë shfaqur të shqetësuar me rikonfirmimin e mbështetjes së SHBA-së për Kosovnë.

Gazeta “Blic” e ka nxjerr në ballinë titullin: “Trumpi shuplakë Serbisë”, ndërsa në artikull ka përmendur argumentet dhe deklaratat e lidershipit amerikan në mbështetje të Republikës së Kosovës edhe për anëtarësimin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara por edhe për krijimin e ushtrisë së Kosovës.

Blic ka cituar sekretarin amerikan të Mbrojtjes James Mattis, i cili ka thënë se Kosova e meriton ushtrinë.

Ndërsa në të njëjtin artikull, Gazeta Blic ka cituar Nikky Haley, ambasadoren e SHBA-së në OKB e cila ka thënë se Kosova e ka vendin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Gazeta tjetër, “Informer” në ballinën e saj ka nxjerr titullin: “Trumpi shqiptar?”, ndërsa në brendi të saj ka dhënë detaje të mbështetjes amerikane për Kosovën.

Gazeta Kurir ka dalë në ballinën e saj me titullin “Ofensiva e Kosovës në Amerikë”, ndërsa gazeta “Danas” po ashtu i ka kushtuar një faqe të plotë takimit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli me presidentin e SHBA-së Donald Trump./Insajderi.com

16930928-10212925270424456-2007139867-o 16933472-10212925270304453-440211667-n 16933676-10212925270344454-1499224641-n 16923983-10212925270504458-1417158863-n 16900369-10212925270464457-1351519732-n