“SHBA s’bëhet kamp emigrantësh”

“SHBA s’bëhet kamp emigrantësh”

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka mbrojtur politikën e ndarjes së fëmijëve të emigrantëve nga prindërit e tyre në kampet kufitare.

Duke iu përgjigjur kritikave të kushteve në kufirin jugor të SHBA, ku familjet janë ndarë dhe fëmijët e vegjël po mbahen në struktura të ngjashme me kafazet, ai tha se SHBA nuk do të “jetë kamp emigrantësh”.

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan fajësoi Partinë Demokratike, pavarësisht politikës së ashpër që u miratua nga administrata e tij.