Trump sërish krahason veten me Ronald Regan

Trump sërish krahason veten me Ronald Regan

Presidenti amerikan, Donald Trump ka komentuar përsëri librin që tregon detaje për jetën e tij në Shtëpinë e Bardhë.

Edhe një herë ai e ka krahasuar vetën me ish-presidentin Ronald Regan.

“Jam përballur me lajmet false që nga dita e parë që kam njoftuar se do të garoj për presidencën. Tani duhet të përballem me një libër fals, i shkruar nga një autor totalisht të diskredituar. Ronald Reagan ka pasur të njëjtin problem dhe e ka menaxhuar mirë. Këtë do bëj dhe unë!”, shkruan ai në Twitter duke akuzuar përmbajtjen e “Zjarr dhe Tërbim: Brenda Shtëpisë së Bardhë të Trump”.

Ndërkohë, duke qëndruar tek libri, militantët e ISIS dhe ata të Al Kaedës kanë publikuar një sajt në internet ku mund të shkarkohet falas ai.

Lajmi është konfirmuar nga agjencia që merret me monitorimin e terroristëve në internet.