Trump: Putini nuk duhet të sulmojë më institucionet amerikane

Trump: Putini nuk duhet të sulmojë më institucionet amerikane

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, e ka pranuar se Rusia ka kryer sulme kibernetike në institucione, duke shtuar se Vladimir Putin është përgjegjës.

Trump i ka bërë këto deklarata gjatë konferencës me gazetarë më 11 janar, të parën prej muajit korrik dhe me gjasë e fundit derisa të nis detyrën zyrtarisht si president, më 20 janar.

Fitorja zgjedhore e Trumpit në nëntor është përcjellur me konkludimet e agjencive amerikane të inteligjencës që thonë se qeveria ruse ka përkrahur hakerët që kanë ndërhyrë në serverët e partive politike amerikane.

Trump e ka pranuar se disa sulme kibernetike kanë ndodhur, por ai e ka hedhur poshtë mundësinë që kjo të ketë ndikuar në votim.

Gjatë konferencës me gazetarë që është mbajtur në zyret e tij në Manhatan të qytetit të Neë Yorkut, Trump është munduar të zbusë rëndësinë e të gjeturave të inteligjencës, duke thënë se Rusia është vetëm një nga shumë shtetet që “na kanë hakuar”.

Mirëpo, ai gjithashtu i ka bërë jehonë konkludimeve të inteligjencës që thonë se Putini personalisht i ka urdhëruar hakerët që të ndërhyjnë në partitë politike amerikane dhe të vjedhin emailat e tyre, njofton rel.

“Ai nuk duhet ta bëjë këtë. Ai nuk do e bëjë më. Rusia do të ketë më shumë respekt kur unë të udhëheqë se sa kur të tjerët e udhëheqin vendin”, ka thënë ai.