Donald Trump premton të lëshojë brenda 90 ditësh një raport të plotë mbi akuzat e ndërhyrjes ruse në zgjedhjet presidenciale të Amerikës. Përmes një serie mesazhesh në Twitt" />

Trump premton “të vërtetën për sulmet ruse”

Trump premton “të vërtetën për sulmet ruse”

Donald Trump premton të lëshojë brenda 90 ditësh një raport të plotë mbi akuzat e ndërhyrjes ruse në zgjedhjet presidenciale të Amerikës. Përmes një serie mesazhesh në Twitter, Presidenti i zgjedhur i cilësoi pretendimet e deritanishme si “fakte të sajuara nga operativë shumë të dobët politikë”.

Të enjten, siç pretendon ai në mesazhe, drejtori i Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës, James Clapper e ka marrë në telefon për të denoncuar raportet e rreme dhe imagjinare të një dosjeje ruse kundër tij, të cilat përfunduan në faqet e shtypit vendas javën e kaluar. Clapper vetë ngre supet e thotë se manjatit ia ka bërë të qartë se deri tani nuk ka ende një gjykim të saktë mbi vërtetësinë e këtyre raporteve.

Krerët e sherbimit sekret amerikan e akuzojnë Moskën për vjedhjen e të dhënave nga serverat e të dyja partive të mëdha gjatë fushatës. Me kujdes po shihen gjithashtu edhe pretendimet se Rusia ka në dorë materiale kompromentuese mbi Trumpin.

Frika e hakërimit të zgjedhjeve ka përfshirë tani edhe Gjermaninë. Shërbimet sekrete gjermane dhe ekspertët po i tremben rrezikut të ndërhyrjes në zgjedhjet parlamentare të vendit.

“Softwaret dhe Hardwaret e partive politike në Gjermani nuk janë të mbrojtura si kompjuterat e CIA-s”, shpjegon konsulenti për sigurinë për ekonominë Sandro Gaycken.

Të tjerë ekspertë si Linus Neumann nga “Chaos Computer Club” në Berlin theksojne se për ndërhyrjen, “mjafton një përpjekje e vogël”. Sipas Neumann, sulmet e hakerave janë të suksesshme edhe për shkak të sistemeve të vjetëruara.

Në rastin e Ëindoës XP, vetë Microsofti pati kërkuar në 2013-s që sistemi të mos përdoret më.