Trump për De Niron: Mbase është në kllapi për shkak të lëndimit të trurit

Trump u përgjigj në sulmin e Robert De Niros, duke e quajtur "të dehur" dhe person me koeficient të ulët të inteligjencës.

Trump për De Niron: Mbase është në kllapi për shkak të lëndimit të trurit

Presidenti amerikan Donald Trump përgjigjet në sulmin e aktorit të shpërblyer me Oskar Robert De Niro dhe e ka quajtur “person me koeficient shumë të ulët të inteligjencës”, transmeton Reuters.

Të përkujtojmë, De Niro në ceremoninë e ndarjes së çmimit Tony në skenën e Radio City Music Hall në Nju Jork, duke e paralajmëruar shfaqjen e muzikantit Bruce Springsteen, befas bërtiti: “Dua t’ju them vetë një gjë: Ta q***** Trumpin!”, transmeton Insjaderi.com.

Ceremonia transmetohej drejtpërdrejt, dhe shpërblimet Tony ndahen për shfaqje më të mira në Broduei dhe vitin e kaluar i kanë shikuar gjashtë milionë njerëz.

Dy ditë pas sulmit të De Niros, Trump ka deklaruar se e ka shikuar vetëm një pjesë të emisionit dhe ka thënë se “vërtet mendon se aktori është ndoshta në kllapi sepse vuan nga lëndimi i trurit”.

“Robert De Niro është person me një koeficient shumë të ulët të inteligjencës, nëpër filma ka marrë shumë goditje në kokë nga boksierët e vërtetë… E kam parë mbrëmë dhe vërtetë mendoj se ndoshta është në kllapi dhe i trulluar për shkak të lëndimeve të trurit”, ka shkruar Trump në Twitter.

“Supozoj se nuk e kupton se gjendja ekonomike është më e mirë se ndonjëherë, punësimi ka arrit rritje rekorde, dhe shumë firma po kthehen në vend. Zgjohu o “i trulluar”, ka shkruar Trump.

Aktori i famshëm De Niro ka fituar çmimin Oskar për rolin e boksierit amerikan Jake LaMotte në filmin “Demi i tërbuar” nga viti 1980. Në ringun e boksit u kthye në vitin 2013 në filmin “Grudge Match” (Meçi nga mëria)  dhe në vitin 2016 në filmin “Hand of Stone” (Duart e gurit) e ka luajtur rolin e trajnerit të boksit./Insajderi.com.