Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka akuzuar parardhësin e tij në detyrë, Barack Obama, për përgjime ilegale në dëm të tij.

Trump: Obama, një i sëmurë

Trump: Obama, një i sëmurë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka akuzuar parardhësin e tij në detyrë, Barack Obama, për përgjime ilegale në dëm të tij.

“Sapo kam zbuluar se ai vuri nën përgjim telefonat e “Trump Tower” pak para fitores sime. Ky veprim është një “mekkartizëm””, ka deklaruar Trump në profilin e tij në Twitter.

Në vijim të qëndrimit të tij, Trump shtron pyetjen: “A është e ligjshme për një president të përgjojë një garë presidenciale?”.

“Një avokat mund t’i bëjë një padi të madhe, meqenëse Obama përgjonte telefonët e mi tetorin e kaluar”, ka thënë Trump.

Për kreun aktual të Shtëpisë së Bardhë, ky është një skandal i ngjashëm me atë të “Watergate”. “Ky është Nixon/Watergate. Djalë i keq, apo i sëmurë?”, thotë Trump për Obamën.

Sa për takimet mes bashkëpunëtorit të tij Jeff Sessions dhe ambasadorit rus, Trump ka sqaruar se Sergey Kislyak ka qenë 22 herë në Shtëpinë e Bardhë, 4 prej të cilave vetëm vitin e fundit.

“Takimi i parë mes Sessions dhe ambasadorit është organizuar nga administrata Obama në kuadër të një programi për arsimimin e 100 diplomatëve”, ka shtuar Trump.