Trump në terr: u ndal rryma gjatë adresimit të presidentit

Duke iu drejtuar gazetarëve në Shtëpi të Bardhë, Trump ka thënë se ka menduar të kundërtën – se nuk sheh arsye përse Rusia të mos ishte përgjegjëse për përzierje në zgjidhje.

Trump në terr: u ndal rryma gjatë adresimit të presidentit

Presidenti amerikan Donald Trump, i cili po ballafaqohet me shumë kritika për shkak të sjelljes në samitin e Helsinkit me kryetarin rus Vladimir Putin, ka deklaruar se është shprehur gabimisht kur ka thënë se nuk sheh arsye për të cilën Rusia do të ishte përzier në zgjidhjet presidenciale në SHBA në vitin 2016, transmeton Insajderi.com.

Duke iu drejtuar gazetarëve në Shtëpi të Bardhë, Trump ka thënë se ka menduar të thotë të kundërtën – se nuk sheh arsye përse Rusia të mos ishte përgjegjëse, transmeton AP.

Trump ka shtuar se ka besim të plotë në agjencitë amerikane të inteligjencës dhe se i përkrahë ata dhe ka shtuar se e pranon konstatimin e tyre se Rusia ishte përzier në zgjidhje, shton Reuters.

Ai, megjithatë ka thënë se aksionet ruse nuk kanë pasur ndikim në rezultatin e votimeve dhe ka porositur se administrata do të “punojë në mënyrë agresive” t’i mbrojë zgjedhjet për Kongres në nëntor të vitit 2018.

Disa republikanë dhe demokratë të spikatur, anëtar të Kongresit të SHBA dje e kanë kritikuar ashpër Trumpin sepse nuk i ka dhënë paralajmërim të fuqishëm kryetarit rus Vladimir Putin për përzierjen e Rusisë në zgjedhjet amerikane.

Ata vlerësojnë se Trumpi në të vërtet i ka dërguar Moskës një porosi për dobësinë e SHBA.

Derisa fliste presidenti amerikan se si ka besim të plotë në agjencitë amerikane të inteligjencës, dritat në Shtëpi të Bardhë u fikën, duke i lënë të pranishmit në terr të plotë.

“Ups, u ndalën dritat. Me siguri këtë e bënë agjencitë e inteligjencës”, bëri shaka presidenti Trump.

Së shpejti dritat përsëri u ndezën, dhe vazhdoi konferenca për shtyp./Insajderi.com.