Trump: Në periudhën e Obamas fëmijët emigrantë mbaheshin në kafaze

Trump: Në periudhën e Obamas fëmijët emigrantë mbaheshin në kafaze

Presidenti amerikan, Donald Trump u përpoq të shmangte kritikat ndaj politikës së ndarjes së familjeve të emigrantëve, duke publikuar disa fotografi që tregojnë fëmijët e shtrirë në qendrat e mbajtjes në periudhën e Obamës.

Në foto shihen fëmijë nëpër kafaze.

“Ne bëjmë një punë shumë më të mirë ndërsa në të njëjtën kohë mbajmë një kufi më të fortë! Media kryesore e rreme e urren këtë histori”, shkruan Trump.

Fotot janë bërë në vitin 2014, në qendrat e mbajtjes së emigrantëve të rinj të pashoqëruar në Brownsville, Teksas dhe Nogales, Arizona, periudhë kur në krye të Shtëpisë së Bardhë ishte Obama.