Trump: Me Merkelin kemi “kimi të pabesueshme”

Trump: Me Merkelin kemi “kimi të pabesueshme”

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në një intervistë për Associated Press ndër tjerash ka përmendur takimin me kancelaren gjermane Angela Merkel si një ndër takimet më të mira.

“Njëra ndër kimitë më të mira që kam pasur ishte me (Kancelaren gjermane Angela) Merkel. …Dhe mendoj që dikush thirri, ‘shtrëngoja dorën, shtrëngoja dorën asaj,’ ju e dini. Por unë nuk e kam dëgjuar. Por unë vetëm se i pata shtrënguar dorën katër herë, e di, sepse ne ishim së bashku për një kohë të gjatë”, ka thënë ai.

Trump ka shtuar se nuk e ka pritur që do ketë këtë kimi aq të mirë me të, për shkak të çështjes për pagesë të mjeteve në NATO, si dhe për çështjen e migrimit. Por se kimia me të ishte e “pabesueshme”.

“Njerëzit më kanë dhënë lëvdata që kam pasur kimi të mirë me gjithë liderët, përfshirë presidentin egjiptian Abdel-Fattah el Sissi”, ka thënë Trump.