Takimi në të cilin Trump mendoi se kryeministrja e Zelandës së Re ishte bashkëshortja e Trudeau

Takimi në të cilin Trump mendoi se kryeministrja e Zelandës së Re ishte bashkëshortja e Trudeau

Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern, për herë të parë u bë qendër e vëmendjes kur Donald Trump kishte menduar se Ardern është bashkëshortja e kryeministrit të Kanadasë Justin Trudeau.

Ardern ka pritur në shtëpinë e saj modeste në Auckland edhe edhe presidentin Trump.

Ndoshta pikërisht për këtë arsye kryeministrja e bukur nuk ishte shumë e disponuar të flasë për presidentin amerikan.

Kryeministrja ka pozuar para një plazhi të Zelandës së Re, me veshje të cilën ia kanë bërë kreatorët vendas, ndërsa njohësit e magazinës së popullarizuar  menjëherë e kanë quajtur fotografinë si më të bukur të bërë ndonjëherë. Në shkrimin nën fotografi shkruan: Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern është grua e re dhe moderne me botëkuptime liberale..mund ta quani AntiTrump.

Ajo ka folur edhe për shtatzëni. Ardern është e martuar me udhëheqësin e televizionit Clarke Gayford me të cilin pret fëmijën e parë.

“Po, jemi duke qeshur për këtë, këtë vit kanë ndodhur aq shumë gjëra dhe as që e kam pasur ndërmend që do të kem edhe më tepër punë. Por është e qartë se do të kem. /Insajderi.com