Trump i tërbuar për shkak të Iranit: Do të ketë pasoja të tmerrshme nëse edhe një herë kërcënoni

Trump i tërbuar për shkak të Iranit: Do të ketë pasoja të tmerrshme nëse edhe një herë kërcënoni

Presidenti i SHBA Donald Trump e ka paralajmëruar sot kryetarin iranian Hassan Rouhani se do të ballafaqohet me pasojat e tmerrshme për shkak të kërcënimit ndaj Uashingtonit.

“Kurrë më mos guxoni t’i kërcënoni SHBA përndryshe do të ballafaqoheni me pasoja të cilat pak kush në histori i ka përjetuar. Më nuk jemi vend i cili pranon porositë e juaja të marra të dhunës dhe vdekjes”, ka porositur Trump në një tweet të shkruar me germa të mëdha.

Rouhani dje ka thënë se “amerikanët duhet të kuptojnë mirë se paqja me Iranin është nëna e paqes së shenjtë dhe se lufta me Iranin është nëna e të gjitha luftërave”.

Kryetari iranian ka paralajmëruar Trumpin që të ndërpresë të “luaj me bishtin e luanit” dhe ta kërcënojë Iranin dhe ka shtuar se në të kundërtën “SHBA do të pendohen”.

Trump më herët sivjet i ka tërhequr SHBA nga marrëveshja ndërkombëtare nukleare të fuqive të mëdha me Iranin dhe i ka ashpërsuar sanksionet ndaj Teheranit./Insajderi.com.