Trump i flet Putinit për Botërorin: E kam shikuar finalen

Trump i flet Putinit për Botërorin: E kam shikuar finalen

Donald Trump dhe Vladimir Putin sapo e kanë nisur takimin historik në Helsinki, në përpjekje për të rifilluar marrëdhënie të reja ndërmjet të dy vendeve të cilat janë në nivelin më të ulët të mundshëm.

Trump e ka nisur fjalën e tij duke u uruar Putinin për organizimin e Botërorit Rusia 2018.

“Para së gjithash Z. President dua të të uroj për një Kampionat Botëror të shkëlqyer. Një nga më të mirat përgjithmonë, bazuar në ato që po mi thonë të gjithë, një kampionat të mirë edhe për ekipin tuaj (Rusinë), që kaloi shumë mirë”, deklaroi Trump.

“E kam shikuar vetëm pak, ne në SHBA e quajmë soccer, e kam shikuar tërësisht finale dhe gjysmë finalet, ishin vërtetë lojëra spektakulare, por e gjitha ishte e bukur, kështu që urime për këtë”, u shpreh presidenti amerikan.