Trump i hapur për legalizimin e emigrantëve

01.03.2017 10:33
Trump i hapur për legalizimin e emigrantëve

Donald Trump ka mbajtur sot fjalimin e parë si president i SHBA-ve, para dhomës së kongresit amerikan. Fjalimi i Trump u prit dhe shoqërua me ovacione e duartrokitje gjatë gjithë kohës.

Gjatë fjalës së tij, presidenti amerikan dha sinjalin e parë pozitiv në lidhje me çështjen e shumëpërfolur të emigracionit.

“Unë jam i hapur për legalizimin e miliona emigrantëve të paligjshëm, që nuk kanë kryer krime të rënda në SHBA”, ka thënë Trump, para kongresit.

Gjithashtu, gjatë fjalës së tij, Trump i bëri thirrje kongresmenëve që të punojnë bashkë me të, për rregullimin e sistemit shëndetësor, infrastrukturës së vendit, infrastrukturës ushtarake dhe ri-ngritjen e ekonomisë së vendit.

Trump nuk ngurroi të shprehë mbështetjen e tij për NATO-n, por këmbënguli edhe para kongresmenëve, se vendet anëtare të Aleancës duhet të përmbushin detyrimet e tyre financiare.

Gjatë fjalës së Trump, një pjesë të rëndësishme zuri edhe mbrojtja dhe justifikimi i veprimeve të ndërmarra nga ai, në këto ditë të para si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.