Në një përplasje të rrallë mes aleateve presidenti amerikan Donald Trump fshikulloi publikisht Theresa May-n duke i thënë asaj të fokusohej tek terrorizmi, pasi liderja britanike" />

Trump grindet me May – Shkak postimi i videove anti-islamike

Trump grindet me May – Shkak postimi i videove anti-islamike

Në një përplasje të rrallë mes aleateve presidenti amerikan Donald Trump fshikulloi publikisht Theresa May-n duke i thënë asaj të fokusohej tek terrorizmi, pasi liderja britanike e kritikoi për ripostimin e videove anti-myslimane të së djathtës ekstreme.

“Mos u fokuso tek mua, por tek lufta shkatërruese e terrorizmit radikal islamik që po zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar’-ishte komenti i numrit një të Washington në rrjetin social “twitter”. Presidenti amerikan ripostoi më herët tre video provokuese të cilat u publikuan fillimisht nga Jayda Fransen, zv/kryetarja e grupit ‘Britania e para’ i themeluar nga pjesëtarë të partisë së ekstremit të djathtë BNP.

Videoja e parë tregonte një emigrant mysliman që sulmonte një holandez me paterica, por sipas autoriteteve holandeze agresori kishte lindur e ishte rritur në këtë shtet, e nuk ishte emigrant.

Në videon e dytë shfaqet një burrë që shkatërron statujën e Virgjëreshës Mari e publikuar ne You Tube në 2013-tën, ndërsa e treta tregon një moment gjatë trazirave në Egjipt po në këtë vit, kur një burrë shtyhet nga një ndërtesë e lartë në Aleksandri.

Zëdhënësi i kryeministres britanike Theresa May tha se postimi i këtyre videove ishte një veprim i gabuar për një president. Reagime të ashpra erdhën edhe nga politikanë të tjerë amerikane, të cilët thanë se presidenti po amplifikonte zërin e ekstremistëve të djathtë dhe se kjo ishte thellësisht shqetësuese.

Incidenti nxiti thirrjet per anulimin e vizitës së Trump në Britani, edhe pse Dawning Street konfirmoi se ftesa ishte ende e vlefshme.