Trump: Do të jem armiku më i madh i Putinit nëse dështojnë marrëveshjet

Trump: Do të jem armiku më i madh i Putinit nëse dështojnë marrëveshjet

Presidenti amerikan Donald Trump ka premtuar sot se do të jetë “armiku më i keq” i Vladimir Putinit, nëse marrëveshjet e tij me kryetarin rus nuk japin rezultate.

“Do të jem armiku më i madh të cilin e ka pasur”, ka thënë Trump në një intervistë për CNN.

Mirëpo, ai ka theksuar se e vlerëson rastin për t’i avancuar  marrëdhëniet e SHBA dhe Rusisë, madje edhe pas pretendimit të agjencive të inteligjencës se Moska në shumë raste është përpjekur të përzihet në zgjedhjet presidenciale në SHBA në vitin 2016.

“Të pajtohesh me Putinin, të pajtohesh me Rusinë është pozitive, jo negative”, ka vlerësuar Trump.

Presidenti i SHBA, njëkohësisht ka kritikuar paraardhësin e tij Barack Obama se ka qenë plotësisht naiv ndaj Rusisë, derisa ai, siç ka pretenduar, ka qëndrim shumë më të ashpër ndaj Moskës se cilido president tjetër në të gjitha kohërat”, ka shtuar Trump në një intervistë, dhënë në Shtëpi të Bardhë i cili do të emetohet të premten./Insajderi.com.