Trump dhe Macron thërrasin Vuçiqin në takim për Kosovën

Ata do të takohen më 11 nëntor në Paris me rastin e nëqindvjetorit të fitores në Luftën e Madhe. Para shkuarjes në Paris Vuçiq do ta takojë Putinin dhe Xi Jingpingun.

Trump dhe Macron thërrasin Vuçiqin në takim për Kosovën

Një hap e madhe përpara në zgjidhjen e nyjes së Kosovës mund të bëhet në nëntor kur kryetari serb Aleksandar Vuçiq takohet me liderët e SHBA dhe Francës Donald Trump dhe Emmanuel Macron, shkruan sot gazeta serbe “Novosti”.

Ata më 11 nëntor do të takohen në kryeqytetin francez me rastin e nëqindvjetorit të fitores në Luftën e Parë Botërore u tema kryesore do të jetë zgjidhja përfundimatare për marrëdhëniet e Kosovës dhe Serbisë. Para këtij takimi Vuçiq do të bisedojë me kryetarin rus Vladimir Putin i cili shkon në Beograd në fillim të nëntorit, ndërsa më herët Ai planifikon të takohet edhe me kryetarin e Kinës Xi Jingping në Nju Jork me rastin e seancës së Asamblesë së Përgjithshme të  Kombeve të bashkuara më 25 shtator./Insajderi.com.