Trump dhe Erdogan takohen në maj

Trump dhe Erdogan takohen në maj

Një takim mes presidentit të SHBA-ve Donald Trump dhe homologut të tij turk Rexhep Tajip Erdogan pritet të mbahet në maj, para samitit të NATO-s.

Lajmi u bë me dije nga zëdhënësi i Erdoganit, Ibrahim Kalin, gjatë një konference për mediat në Ankara, raporton AA.

Në qendër të takimit do të jetë konflikti sirian dhe çështje të rëndësishme të marrëdhënies mes dy vendeve.

“Presidenti ynë do të marrë pjesë në Samitin e liderëve të NATO-s gjatë majit. Do të ketë një takim mes Tramp dhe Erdogan. Por, përgatitjet janë duke u zhvilluar për të organizuar një takim përpara Samitit”, tha zëdhënësi i Erdogan, Ibrahim Kalin.

Ky i fundit theksoi se Ankaraja do të vazhdojë diskutimin e konfliktit sirian me administratën e SHBA-së, në veçanti, rolin e milicisë kurde siriane në operacionet kundër militantëve./Insajderi.com