Trump: Bota mori porosinë e fundit nga Koreja Veriore

Trump: Bota mori porosinë e fundit nga Koreja Veriore

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar sot se të gjitha opsionet për përgjigje ndaj Koresë Veriore janë në tavolinë.

Këtë deklaratë presidenti amerikan e ka thënë pasi që Koreja e Veriut ka lansuar raketën balistike afër Japonisë.

“Bota ka marrë porosinë e fundit të Koresë së Veriut, qartë dhe zëshëm; ai regjim ka treguar mospërfillje për fqinjët, të gjithë anëtarët e OKB-së dhe ndaj të gjitha standardeve minimale të sjejlleve ndërkombëtare”, ka thënë Trump në një deklaratë që e ka publikuar Shtëpia e Bardhë ndërsa transmeton Reuters