Trump akuzohet se po heshtë ndaj vrasjes me motive raciste në Amerikë

Trump akuzohet se po heshtë ndaj vrasjes me motive raciste në Amerikë

Mediat botërore kanë reaguar ashpër ndaj heshtjes së presidentit Trump në lidhje me vrasjen makabre të kryer në Amerikë, me motive raciste.

Sulmi terrorist i cili ndodhi javën e kaluar në qytetin e lindjes së presidentit Trump, në Neë Jork, nuk e shtyu presidentin të ndajë opinionin e tij ndaj kësaj ngjarje.

Vrasësi James Harris Jackson, 28, udhëtoi nga Balltimor në Neë Jork posaçërisht për të vrarë njerëz me ngjyrë.

Presidenti i ShBA-ve i cili njihet si aktiv në rrjetet sociale, ka komentuar në shumë ngjarje të fundit mirëpo asnjë fjalë për sulmin terrorist që ndodhi ndaj zezakut.

Trump ka komentuar  në Tëitter për video spotin e reperit Snoop Dogg, për aktorin Arnol Shwarzenegger dhe për linjën e gardërobës se vajzës se tij Ivanka.

Gazetat The gardian komentojnë se reagimi i presidentit do të ishte komplet ndryshe po qe se vrasësi ishte një terrorist mysliman.  Ata janë bazuar në reagimin e Trump për sulmin që ndodhi në Ëestminister javën e kaluar./Insajderi.com