Tribunali i Hagës dënon angazhimin e Llazareviqit si ligjërues në Akademinë Ushtarake

Tribunali i Hagës dënon angazhimin e Llazareviqit si ligjërues në Akademinë Ushtarake

Kryetari i Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavinë, Carmel Agius, në prag të përfundimit të misionit të këtij institucioni, po qëndron sot në Beograd dhe me këtë rast ai është pritur nga presidenti i vendit, Aleksandar Vuçiq.

Bëhet e ditur se ai ka kritikuar Serbinë për mosdorëzimin e dy të anëtarëve të Partisë Radikale Serbe të kërkuar nga Tribunali për Krime Lufte në ish-Jugosllavinë.

Po ashtu ai e quajti të papranueshme për bashkësinë ndërkombëtare angazhimin e gjeneralit Vlladimir Llazareviq, të dënuar për krime lufte në Kosovë, për të ligjëruar në Akademinë Ushtarake të Beogradit, transmeton koha.net.

Mediet raportojnë se Vuçiqi i ka kërkuar atij kthimin e dokumentacionit që Serbia ia ka dërguar Tribunalit.