Tri vjet burg për ata që nuk respektojnë himnin kinez

04.11.2017 14:32
Tri vjet burg për ata që nuk respektojnë himnin kinez

Banorët e Hong Kongut që fishkëllejnë himnin kombëtar kinez mund të përballen së shpejti deri në tre vjet burg.

Parlamenti i Kinës, apo siç njihet Kongresi Kombëtar i Popullit, po shtyn një ligj për mosrespektimin e himnit në territoret gjysmëautonome në Hong Kong dhe Macau.

Qeveria e Hong Kongut, e dominuar nga besnikët e Pekinit, ka filluar ta përfshijë atë në legjislacionin lokal.

Himni është fishkëllyer në ndeshjet e fundit të futbollit në Hong Kong, ku ndjenja anti-Pekin po rritet.

Aktivistët e demokracisë kanë frikë se ligji i ri mund të përdoret për të minuar lirinë e shprehjes në territor, i cili gëzon liritë që nuk janë parë në kontinent.