Tri skuadrat që e duan Arlind Ajetin

Tri skuadrat që e duan Arlind Ajetin

E ardhmja e Arlind Ajetit është e pa qartë, por e sigurt është që nuk do të qëndrojë më te skuadra e Torinos.

Mihajloviç ka vendosur ta largojë mbrojtësin kuqezi, i cili ka pasur oferta të ndryshme nga disa skuadra në Itali dhe jashtë vendit.

Pas Freiburg dhe SPAL që kanë shprehur interes për mbrojtësin shqiptar një opsion i mundshëm për shtatlartin është skuadra e Crotones.

Ekipi që mbijetoi në Serinë A e konsideron si një mbrojtës të fortë dhe të duhurin për t’i besuar sezonin e ardhshëm.

Trajneri Davide Nicola u ka kërkuar drejtuesve të klubit të bëjnë një sforcim ekonomik për ta shkëputur mbrojtësin kuqezi nga Torino. /Insajderi.com