Tri skuadra të mëdha evropiane janë futur në garë për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit të Atletico Madridit, Antoine Griezmann.

Sipas Sport, " />

Tri skuadra të mëdha në garë për Griezmann

Tri skuadra të mëdha në garë për Griezmann

Tri skuadra të mëdha evropiane janë futur në garë për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit të Atletico Madridit, Antoine Griezmann.

Sipas Sport, Manchester City është duke garuar me Manchester United për francezin, ndërkohë që mediat spanjolle raportojnë se ai është shumë pranë Barcelonës.

United pritej të nënshkruante me Griezmann verën e kaluar, por gjithçka dështoi pasi suspendimi i transferimeve për Atleticon u mbajt në fuqi, dhe në këtë mënyrë skuadra spanjolle nuk do të kishte qenë në gjendje ta zëvendësonte 26-vjeçarin.

Tani, United do të përballet me konkurrencë nga rivali i saj City për lojtarin.