Tri gratë më të fuqishme në botë sipas revistës “Forbes”

Tri gratë më të fuqishme në botë sipas revistës “Forbes”

Revista “Forbes” ka shpallë kancelaren Angela Merkel, si gruan më të fuqishme në botë.

Në listën e grave më të fuqishme në botë, e cila përmbante 100 emra të  grave të suksesshme në mbarë botën, revista “Forbes” ka listuar kancelaren gjermane, Angela Merkel të parë.

Pas Merkelit, gruaja më e fuqishme në botë është shpallë nga revista kryeministrja britanike, Theresa May, ndërsa e treta radhitet bashkëshortja e Bill Gates, Melinda Gates.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel mbanë pozitat e para tash e 12 vite. Merkel, gjithashtu në pozitën e kancelares gjermane është tash e 12 vite. Në vitin e parë kur ajo u zgjodh kancelare e Gjermanisë, gjithashtu u shpall nga revista edhe si gruaja më e fuqishme në botë.

Ja çfarë duhet të dini për tri gratë më të fuqishme në botë të shpallura nga revista “Forbes”:

Angela Merkel ka qenë në pozitën e Kancelares së Gjermanisë tash e 12 vite. Revista shkruan se duke qenë e rizgjedhur për 12 vite me radhë në titullin e gruas më të fuqishme, “Merkel si duhet nuk po tregon shenja se do ta lë shpejtë kurorën e saj”.

E dyta në listën e “Forbes” është radhitur Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May. Në këtë pozitë, më herët ishte senatorja amerikane Hillary Clinton, por për vitin 2017, ajo u radhit në listë e 65’a.

Si gruaja më e fuqishme e vitit 2017 nga “Forbes” është radhitur bashkëshortja e biznesmenit Bill Gates, Melinda Gates. Melinda ka udhëhequr Fondacionin “Bill and Melinda Gates” për vite me radhë.