Banorët e tri fshatrave të komunës së M" />

Tri fshatra në hall me gurëthyesin “Haxha”

Banorët e tri fshatrave të Mitrovicës, Koprivë, Brabaniq e Koshtovë, janë në hall nga një gurthyes që po synon të nis punën në këtë zonë. Banorët e këtyre fshatrave kanë kërkuar nga kryetari Agim Bahtiri të gjejë një zgjidhje, kurse kompania ka leje për veprimtarinë që kryen.

Tri fshatra në hall me gurëthyesin “Haxha”

Banorët e tri fshatrave të komunës së Mitrovicës, Brabaniqi, Kopriva dhe Koshtova, ka një kohë të gjatë që nuk lejojnë fillimin e punës së një gurthyesi në afërsi të fshatrave të tyre.

Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, dhe bashkëpunëtorët e tij kanë takuar përfaqësuesit e këtyre fshatrave dhe kanë dëgjuar shqetësimet e tyre lidhur me gurthyesin që kompania “Haxha” synon ta hap në afërsi të këtyre fshatrave.

Kjo kompani ka siguruar licencën, por ndonëse kanë kaluar dy vjet, ajo nuk është lejuar nga banorët që t’i fillojë hulumtimet në atë pjesë për eksploatimin e gurit.

Në të vërtetë, përfaqësuesit e këtyre fshatrave i kanë njoftuar drejtuesit e Komunës me peticionin që e kanë nënshkruar banorët, me të cilin kërkojnë që të mos lejohet hapja e një gurthyesi në afërsi të këtyre fshatrave, shkruan Zëri.