Kryeministri i Serbisë, Alekasandar Vuçiq, i cili është kandidat për President të Serbisë në zgjedhjet që mbahen më 2 prill, ka treguar se i ka në dorë mediat serbe.

Tri ditë para zgjedhjeve në Serbi, Vuçiq blen të gjitha mediat

Sot të gjitha gazetat e përditshme të rëndësishme të Beogradit në ballinat e tyre kanë dalë me një poster ku bëhet thirrje që vota t’i jepet kandidatit Aleksandar Vuçiq.

Gazetat më të rëndësishme në Serbi sot kanë publikuar në ballinat e tyre një poster të kandidatit për President të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku bëhet thirrje që Vuçiq të votohet për President, shkruan Gazeta Express.

Fushata presidenciale në Serbi përfundon sot ndërkohë që për shefin e shtetit serb votohet të dielën.

Vuçiq akuzohet se ka nën kontroll pothuaj të gjitha mediat e rëndësishme serbe, ndërkohë që ballinat e sotme vetëm se e vërtetojnë këtë.