Kundërshtimi i LDK-së që marrëveshja e demarkacionit të mos votohet me raportin e Shpejtim Bulliqit dhe insistimin e kryeministrit Ramush Haradinaj që asnjë shkronjë e sajt të mos ndryshoj, ka bërë që për gjatë tri ditëve të zhvillohen takime të përfaqësuesve politik, në zyrën e kryeparlamentarit Kadri Veseli.
Pasi që kishte dështuar seanca e parë e jashtëzakonshme e thirrur për të enjëten për ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit, pas dite deri në orët e vona, subjektet politike ishin mbledhur në zyrën e Kadri Veselit në përpjekje për të gjetur një zgjidhje.
U raportua se qëndrimet ishin përafruar, pasi që PDK dhe NISMA ishin të hapura për versionet që do të dakordoheshin LDK dhe AAK.
LDK kishte bërë një kompromis, por ishte AAK që nuk hiqte dorë nga pozicioni i vet.
Madje Pal Lekaj, i cili vjen nga radhët e AAK-së, kishte thënë se janë në gjendje që të pranojë të rrëzohet qeveria, vetëm e vetëm që demarkacioni me kushtin e LDK-së, të mos kalojë.
Seanca e dytë e jashtëzakonshme, ishte paralajmëruar të fillonte të premten në ora 10:00, por LDK dhe AAK nuk kishin ndërruar qëndrimet.
Deputetët e LDK-së insistonin që nuk do ta votonin “raportin e Bulliqit” bashkë me marrëveshjen.
Ndërsa kryeministri Haradinaj, reagoi ashër ndaj tyre edhe duke i ofenduar.
Haradinaj tha se nuk do të ndrronte asnjë germë nga marrëveshja.
Në këto takime kishin marrë pjesë kohë pas kohe edhe ambasadori amerikan Greg Delawie dhe ambasadorja e BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova.
Kërkesa e tyre ndaj deputetëve ishte e qartë, “të votohej sa më shpejt demarkacioni”.
“Tani është koha që të gjitha partitë politike të demonstrojnë lidership. Arrini një marrëveshje për të mirën e popullit. Kalojeni demarkacionin e kufirit”, ka thën Delawie.
Në takimet me Veselin nuk morën pjesë asnjëherë përfaqësues të Vetëvendosjes.
Ata vazhdojnë të mbajnë qëndrimin e njëjtë që nga viti 2015, se marrëveshja është e dëmshme dhe se si të tillë nuk e votojnë.
Edhe seanca e së premtes dështoi. Për të vetmen gjë që u morën vesh deputetë ishte të caktohej seanca tjetër për ditën e mërkurë.
Por ditën e shtunë gjërat ndryshuan.
Nga një takim i përbashkët i Ramush Haradinajt, Behgjet Pacollit dhe Kadri Veselit doli se ata arritëbn një konsensus për të kaluar demarkacionin.
Pacolli tha se Haradinaj është arritur marrëveshje me Ramush Haradinajn për ta pranuar propozimin e LDK-së për demarkacionin.
Pacolli tha se kjo marrëveshje është arritur mbi parimet e mirëkuptimit për të ardhmen e Kosovës.
Vet Haradinaj përmes një statusi në Facebook tha se u mënjanuan se pengesat e fundit politike, që siguron unitet politik në parlament.
“Ligji përmban Marrëveshjen e gushtit 2015, deklaratën e përbashkët të dy presidentëve, Thaçi dhe Vujanoviç, si dhe Raportin e Komisionit Shtetëror për shënimin e kufirit me Malin e Zi”, shkruan Haradinaj.
Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e zi është arritur në gusht të vitit 2015. Por ishte kundërshtuar nga partitë opozitare në atë kohë Vetëvendosje, AAK dhe Nisma. U mbledhen edhe mbi 200 nënshkrime të qyetarëve për ta kundërshtuar atë. Disa seanca janë ndëprerë madje edhe me gazlotësjelles për të mos u votuar.
Demarkacioni është vendosur si kusht për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Të mërkurën në vizitë në Kosovës do vije një delegacion i Bashkimit Evropian për të parë për së afërmi se sa është duke i përmbushur Kosova këto kushte. /Insajderi.com