“I treti” i Xhakajve nënshkruan me Prishtinën

Djali i axhës së Granit e Taulant Xhakës, Agon Xhaka ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare me skuadrën e Prishtinës

“I treti” i Xhakajve nënshkruan me Prishtinën

Edhe një talent nga familja Xhaka ka nënshkruar kontratë profesioniste. Bëhet fjalë për Agonin, djali i axhës së Granit e Taulant Xhakës, shkruan albinfo.ch.

Ai ka nënshkruar kontratë me Prishtinën. Lajmi e ka bërë të ditur vetë skuadra prishtinase.

“Edhe futbollisti i ri 19 vjeç, mbrojtësi, Agon Xhaka, produkt i Shkollës së futbollit të FC Prishtina është avancuar me nënshkrimin e kontratës dy vjeçare.

Prezent me rastin e nënshkrimit të kontratës profesionale ishte drejtori sportiv dhe shefi i shtabit teknik, Lutz Lidemann si dhe ndihmëstrajneri dhe trajneri i juniorëve, Mentor Miftari”, thuhet në njoftimin e skuadrës prishtinase. /Insajderi.com