Treshja që Guardiola e do tek City për 100 milionë euro

Treshja që Guardiola e do tek City për 100 milionë euro

Skuadra e Manchester Cityt pritet të mbyllë tregun e saj të futbollistëve me shpenzimin e rreth 100 milionë eurove për tre futbollistët e rinj, gjermanin Leroy Sane dhe dy amerikano-latinët Marlos Moreno e Gabriel Jesus.

Deri më tani, skuadra e Cityt ka transferuar mesfushorin e Dortmundit, Ilkay Gundogan dhe ukrainasin Oleksey Zinchenko nga Shakhtar Donetsk, njofton Insajderi.

Schalke kërkon 50 milionë euro për mesfushorin Sane, derisa siç raporton The Guardian, skuadra angleze e vlerëson rreth 5 milionë më pak mesfushorin e Schalkes.

Ndërsa mesfushori i Atletico Nacional, Marlos Moreno, thuhet se ka arritur marrëveshje me Manchester Cityn dhe do të transferohet në Angli për një shumë prej 8 milionë eurove.

Skuadra e “Qytetarëve” pritet të mbyllë një treshe të transferimeve prej 100 milionë eurove me transferimin e talentit brazilian, Gabriel Jesus. Palmeiras kërkon 25 milionë funte për talentin e saj. /Insajderi.com