Treshja e Tottenhamit jashtë Kombëtares së Anglisë

Treshja e Tottenhamit jashtë Kombëtares së Anglisë

Pas Dele Allisë, edhe dy lojtarë tjerë të Tottenhamit janë tërhequr nga Kombëtarja e Anglisë për dy ndeshjet miqësore ndaj Gjermanisë dhe Brazilit.

Harry Kane dhe Harry Winks i janë bashkuar shokut të skuadrës Dele Alli duke u tërhequr nga skuadra angleze për miqësoret kundër Gjermanisë më 10 dhe Brazilit me 14 nëntor.

Të dielën u konfirmuar se Alli do të mungonte pasi tërhoqi muskulin, ndërsa Kane mori një goditje gjatë ndeshjes ndaj Crystal Palace./Express/