Treshja e estradës vjen me “Lejla”

Artistët shqiptarë, Elvana Gjata në bashkëpunim me reperët 2po2 dhe Capital T, sot kanë bërë publike këngën më të re të tyre, të titulluar “Lejla”.

Treshja e estradës vjen me “Lejla”

Teksti i këngës është shkruar nga reperët 2po2 dhe Capital T, ndërsa muzika është komponuar nga Flori Mumajesi.

Elvana edhe më parë kishte bashkëpunuar me rep artistin e njohur nga Prishtina, 2po2, ndërsa përfshirja e Capital T në këtë projekt është risi. /Insajderi.com