Trepça ’89 – Vikingur Gota: gjithçka që duhet të dini për ndeshjen

Trepça ’89 – Vikingur Gota: gjithçka që duhet të dini për ndeshjen

Trepça ’89 synon të shkruajë historinë, teksa sot ka mundësinë që të kualifikohet për në raundin e dytë të para-kualifikueseve të Ligës së Kampionëve. Skuadra nga Mitrovica, mund të bëhet e para që e kalon një raund në garat evropiane në histori të futbollit kosovar.

Mitrovicasit e humbën ndeshjen e parë me rezultat 2-1 ndaj Vikingurit, në ndeshjen ku Fiton Hajdari u bë futbollisti i parë që shënon për një skuadër kosovare në kualifikueset e Ligës së Kampionëve, raporton Insajderi.

Si do ta kalonte Trepça ’89 raundin e parë?

Për të kaluar në raundin e dytë para-kualifikues të Ligës së Kampionëve, skuadra e Trepçës ’89 duhet patjetër që ta fitojë ndeshjen.

Por, për të kaluar këtë fazë, mitrovicasve u duhet minimalisht një fitore me vetëm një gol diferencë, por me kusht që skuadra e Vikingur të shënojë dy gola. Në rast se Vikingur shënon dy gola, dhe Trepça ’89 ka epërsi prej një goli, atëherë do të kalonte Vikinguri, si rezultat i golave të shënuar si mysafir.

Megjithatë, Trepça ’89 do ta kalonte raundin me secilin rezultat ku do të kishte epërsi prej dy golave.

Ndeshja mund të shkojë në vazhdime, në qoftë se rezultati mbetet i njëjtë sikurse në sfidën e parë, 2 me 1.

Gjyqtarët e takimit

Për dallim nga ndeshja e parë, në ndeshjen kthyese mes Trepçës ’89 dhe Vikingurit do të ndajë drejtësi një katërshe e gjyqtarëve nga Austria.

Gjyqtar kryesor: Alexander Harkam

Gjyqtarë asisentë: Markus Gutschi, Stefan Gamper.

Gjyqtar i katërt: Christopher Jaeger

Transmetimi i ndeshjes do të bëhet direkt në Supersport Kosova dhe Supersport Albania.

Formacionet zyrtare:

/Insajderi.com