Trepça ’89 “shkatërron” rivalin lokal, i shënon 6 herë

Trepça ’89 ka deklasuar rivalin e qytetit Trepçën me rezultat 6:1 në kuadër të Superligës së Kosovës.

Trepça ’89 “shkatërron” rivalin lokal, i shënon 6 herë

Trepça ’89 i është hakmarrë Trepçës për eliminimin nga Kupa e Kosovës, pasi e mposhti me rezultat të thellë 6:1.

Golat për skuadrën vendëse i shënuan Fiton Hajdari, Shpetim Idrizi, Oto John, Florent Hasani dy dhe Rron Broja, ndërsa për mysafirët golin e vetëm e shënoi Enis Zabergja.

Pas kësaj fitoreje Trepça ’89 ngritët në vendin e parë me 54 pikë, gjashtë më shumë se sa Feronikeli në vendin e dytë, ndërsa Trepça mbetet në vendin e parafundit me 13 pikë.