Trepça ’89 pëson dy gola dhe mbetet me 10 lojtarë në fushë [video]

Trepça ’89 pëson dy gola dhe mbetet me 10 lojtarë në fushë [video]

Vikingur Gota ka shënuar dy gola të shpejtë ndaj Trepçës ’89, dhe ka kaluar në epërsi 2 me 0 në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Skuadra nga Ishujt Faroe shënoi në minutat 37′ dhe 40′. Njërin gol e shënoi Angleh, ndërsa tjetri ishte një autogol i Përparim Islamit.

Ndërsa, Blerand Kurtishaj i Trepçës ’89 është ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 33-të ndaj Vikingurit duke lënë mitrovicasit me një futbollist më pak në fushë.

Kurtishaj u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë pas një ndërhyrje të ashpër. /Insajderi.com