Trepça 89′ mposht Lirinë dhe shkon në krye të tabelës

Trepça ‘89 ka shënuar fitoren e pestë në këtë stinor, pasi mposhti Lirinë e Prizrenit me rezultat 2-0.

Trepça 89′ mposht Lirinë dhe shkon në krye të tabelës

Minatorët e mbyllen ndeshjen e zhvilluar në “Riza Lushta” të Mitrovicës që në pjesën e parë, duke shënuar dy gola ndaj prizrenasve, raporton Gazeta Online Insajderi.

Ishte fillimisht Shpëtim Idrizi që shënoni në minutën e 23-të, ndërsa John e mbylli dilemën e fituesit në minutën e 44-të.

Pas kësaj fitoreje 89-shi është lider me 15 pikë, dy më shumë se Prishtina që është ka 13 pikë dhe luan me Feronikelin të shtunën. /Insajderi.com