Trepça 89′ fiton ndeshjen spektakolare në Pejë

Trepça 89′ fiton ndeshjen spektakolare në Pejë

Trepça 89′ ka fituar derbin e xhiros së 21-të të Superligës së Kosovës në futboll ndaj Besës së Pejës, me rezultat 3-2.

Trepça 89’, që është ekipi më në formë momentalisht në elitën e futbollit kosovar, arriti të fitojë me rezultat 2 me 3.

John kaloi në epërsi ekipin mysafir duke shënuar në minutën e 43, por një minutë më vonë shifrat i barazoi Izmaku duke shënuar autogol.

Në pjesën e dytë Besa i solli mjaft kokëçarje Trepçës ’89, duke kaluar në epërsi në minutën e 57 përmes Elshanit.

Por, mysafirët nuk u dorëzuan dhe arritën të përmbysin rezultatin përmes Hasanit, që nga pika e bardhë në minutën e 72 barazoi shifrat, dhe Otto John shënoi edhe njëherë në minutën e 90+4 për t’i siguruar pikët e plota Trepçës që vazhdon të jetë lider me 51 pikë.