Trepça 89 deklason Gjilanin

Trepça 89 deklason Gjilanin

Trepça 89 ka shënuar sot një tjetër fitore të rëndësishme në rrugën drejt titullit të kampionit.

Në ndeshjen e parë të javës së 29 të Vala Super Ligës së Kosovës ‘Mitrovicasit’ në stadiumin Riza Lushta kanë mposhtur Gjilanin me rezultat të thellë 5 me 2.

Qysh në fillim të ndeshjes Trepça 89 u tregua skuadër më e rrezikshme duke shënuar qysh në minutën  e parë, përderisa pjesa e parë u përmbyll me rezultat 3 me 1 në të mirë të vendasve.

Në pjesën e dytë përveç golave nga të dy skuadrat, patë edhe dy kartonë të kuq për të dy ekipet.

Izmaku në minutën 59 dhe Emin Haziur në të 75 u ndëshkuan me karton të kuq.

Me këtë fitore, Trepça ’89 tani numëron 71 pikë, 11 më shumë se Prishtina, që këtë xhiro luan me Llapin./Insajderi.com