Treni godet autobusin e shkollës, 3 të vdekur në Francë

Treni godet autobusin e shkollës, 3 të vdekur në Francë

Së paku 3 persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë lënduar pasi një tren është aksidentuar me një autobus shkolle në Francë.

Autobusi i shkollës është goditur nga treni rreth 11 milje nga qyteti i Perpignanit, afër kufirit me Spanjën.

Ekipet e shpëtimit dhe policia kanë arritur në vendngjarje.

Nuk dihet për informacione shtesë dhe numrin e të lënduarve nga ky aksident.